Analisti Lirim Mehmetaj e quajti pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë si një bashkëpunim i hapur me lëvizjen Vetëvendosja.
Gjatë intervistës së tij për ‘ Balkan Update’, ai u shpreh se Vetëvendosja ka okupim primar votën dhe se ndikimi i Listës Serbe në Kosovë ka rënë sepse ata nuk mbështeten financiarisht.
“ Nuk është qëndrim nacionalist, është qëndrim elektoral. Qeveria e Kosovës ka të drejtë që nëse ka fakte mund të quaj Listën Serbe terroriste. Mirëpo kur ishte kërkuar diçka e tillë nga opinionistë se për shkak të lidhjes së anëtarëve me Listën Serbe për sulmin në Banjskë, eksponentët kishin kritikuar këto zëra duke përmendur se kishin faktorizuar Listën Serbe dhe kishin sjellë përplasje me perëndimoret. Disa muaj më pas, Vetëvendosja kërkon që Lista Serbe mos të marrë pjesë në zgjedhje dhe shkakton paradoks. Nëse Vetëvendosja do kërkonte të tilllë, e shpall organizatë terroriste sepse është terroriste sepse nënkryetari i saj ka qenë pjesë e një grupi që tentoi okupimin e një pjese të territorit të Kosovës.
Kjo që po tentojnë tani nuk përbën rrugë ligjore, por kemi një paqartësi totale që nxjerr kundërthënie të Vetëvendosjes dhe që e nxjerr që prokupim madhor ka votën dhe jo diçka tjetër.
Ndikimi i Lista Serbe ka rënë tërësisht sepse sot serbët e Kosovës as nuk paguhen dhe as nuk frikësohen. Nëse e kanë ulur ndikimin financiar dhe kriminal të Listës Serbe në qytetarët e Kosovës, nuk kanë pse shqetësohen sepse siç e kane përmendur më parë i marrin votat përmes shantazhit dhe pagesës, rrjedhimisht edhe shantazhi dhe pagesa nuk janë më. Sipas sondazheve të fundit, Lista Serbe është rritur. Bashkëpunimi është i qartë dhe i plotë. “ – u shpreh ai. / abcnews.al