Lista serbe: KFOR-i dhe EULEX-i të rrisin praninë e tyre në veri të Kosovës

schedule13:48 - 8 Gusht, 2023

schedule 13:48 - 8 Gusht, 2023

Lista Serbe ka dënuar ashpër një sërë incidentesh të ndodhura në fshatin Suvi Do, ndër të cilat më e fundit ishte sulmi ndaj kishës së Shën Petkës, në këtë kuadër ato kanë kërkuar nga KFOR-i dhe EULEX-i që të rrisin praninë e tyre në veri të vendit.

Lista Serbe ndër të tjera ka theksuar se dënon ashpër serinë e incidenteve në fshatin Suvi Do, afër Mitrovicës, të cilat, siç thonë ata, kanë shqetësuar banorët e këtij fshati, por edhe të gjithë serbët në Kosovë.

Pas vandalizmit në ambientet e klinikës së fshatit, mëngjesin e kësaj të marte është përdhosur edhe kisha e Shën Petkës, në ditën kur në atë faltore kremtohet festa e fshatit Shën Petka Tërnova.

“Në emër të popullit serb që është i përkushtuar ndaj paqes, dialogut dhe tolerancës, kërkojmë që të shtohet prania e forcave ndërkombëtare, KFOR-it dhe EULEX-it në veri të Kosovës, veçanërisht në vendet ku janë kryer dhjetëra sulme ndaj serbëve”, kanë theksuar ata nga listat serbe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!