Lista Serbe: I papranueshëm bashkimi doganor mes Kosovës e Shqipërisë

schedule16:55 - 7 Qershor, 2018

schedule 16:55 - 7 Qershor, 2018

Lista Serbe ka reaguar për marrëveshjen e unifikimit doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë. Për deputetët e pakicës, kjo marrëveshje është e papranueshme. “Bashkimi doganor ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës bën të qartë se po manifestohet “Politika e Madhe Shqiptare”. Kjo konfirmon nevojën për takim urgjent të përfaqësuesve të Listës Serbe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç”, ka deklaruar forca politike. Lista Serbe ka theksuar se ky bashkim doganor është një produkt i ‘dhunës’ politike në Kuvendin e Kosovës. Disa ditë më parë, në kuvendin e Prishtinës u miratuan një rezolutë që kërkonte implementimin e akordit për unionin doganor. Kërkesa e aprovua nga 67 deputetë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!