Lista serbe braktis qeverinë e Kosovës

schedule10:12 - 27 Mars, 2018

schedule 10:12 - 27 Mars, 2018

Mediat e Beogradit njoftojnë se Lista Serbe ka braktisur qeverinë e Kosovës pas arrestitmit të Marko Gjuriç në Mitrovicën e Veriut. Madje deputetët e kësaj force politike gjenden në Beograd për t’u takuar me presidentin Aleksandër Vuçiç që t’ia komunikojnë personalisht këtë vendim.

Deputetët e Listës Serbe kanë udhëtuar drejt Beogradit për t’u takuar me presidentin serb në mënyrë që ta njoftojnë drejtëpërdrejtë për largimin e tyre nga koalicioni qeverisës. Vendimi i tyre raportohet nga mediat serbe dhe është shtyrë nga arrestimi i shefit të zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç. Ky takim do të mbahet pas ngjarjeve që ndodhën të hënën në veri të Mitrovicës.

Një grup zyrtarësh të lartë të Serbisë tentuan të hynin në Kosovë, ndonëse disa prej tyre nuk patën leje për t’u futur në vend. Në mesin e tyre ishte drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, i cili ndonëse pa leje, u fut në veri të Mitrovicës përmes rrugëve ilegale. Por kjo I kushtoi shumë shtrenjtë atij. Jashtë Shtëpisë së Kulturës në veri, ku Gjuriç po mbante takimin, ishin mbledhur grupe serbësh të cilët u bënin presion gazetarëve dhe reporterëve që ishin aty për të pasqyruar zhvillimet e fundit.

Pasi verifikuan vendndodhjen e tij, forcat speciale të Kosovës, “Rosu” ndërhynë dhe arrestuan zyrtarin serb. Gjuriç u dërgua fillimisht në stacionin policor të Prishtinës e më pas iu dorëzua autoriteteve të Beogradit në Merdarë. /abcnews.al