Lista paraprake e ekipit olimpik të Francës, mungojnë Mbappe dhe Griezmann

schedule07:45 - 4 Qershor, 2024

schedule 07:45 - 4 Qershor, 2024

Kylian Mbappe dhe Antoine Griezmann u lanë jashtë të hënën nga lista paraprake e 25 lojtarëve të thirrur nga Franca organizatore për turneun e futbollit të Lojërave Olimpike.

Të dy lojtarët kishin shprehur dëshirën e tyre për të marrë pjesë në Lojërat e Parisit, por klubet e tyre spanjolle – Real Madrid ku Mbappe 25 vjeç, do të luajë sezonin e ardhshëm dhe Atletico për 33-vjeçarin Griezmann – kanë thënë se nuk do t’i lejonë atyra.

“Më duhet të jap një listë mjaft realiste, edhe nëse e di që është virtuale”, tha trajneri i futbollit olimpik francez, Thierry Henry, përpara se të shtonte se ai “ende shpresonte” që të ishte në gjendje ta merrte Mbappe gjatë turneut olimpik.

“Çdo gjë është e hapur për të gjithë, por duhet të japim një listë që të gjithë të përgatiten. Por ne nuk po ia mbyllim derën askujt”.

Dyshja e Paris Saint-Germain, Warren Zaire-Emery dhe Bradley Barcola dhe sulmuesi i Lyon, Alexandre Lacazette, ishin vendosur në listën paraprake.

“Është një listë paraprake për përgatitje, mund të evoluojë dhe, për mendimin tim, do të evoluojë”, vazhdoi Henry, me afatin përfundimtar më 3 korrik.

Një burim pranë PSG-së kishte treguar se kampionët francezë të Ligue 1 kishin refuzuar ta lejonin Zaire-Emery, 18 vjeç dhe 21-vjeçarin Barcola, të cilët gjithashtu janë thirrur për Euro 2024 në Gjermani.

Ish-sulmuesi i Francës dhe i Arsenalit, Henry, mbajti vetëm dy lojtarë mbi 23 vitet, pavarësisht se kishte të drejtë për tre, duke zgjedhur 33-vjeçarin Lacazette, të cilin ai e përshkroi si “një lojtar me cilësi, një lider burrash” dhe sulmuesin e Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta.

Franca do të nisë stërvitjet më 16 qershor me ndeshjet miqësore kundër Paraguait më 4 korrik në Bayonne, me Republikën Domenikane më 11 korrik dhe me Japoninë më 17 korrik në Toulon.

Gara olimpike e futbollit fillon më 24 korrik dhe zgjat deri më 9 gusht, me Francën në një grup së bashku me Shtetet e Bashkuara, Zelandën e Re dhe Guinenë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!