LISTA | Nis sot vetingu në Polici, kush janë 47 drejtuesit e policive?

schedule10:18 - 5 Nëntor, 2019

schedule 10:18 - 5 Nëntor, 2019

Nis sot vetingu në Polici, i pari shefi i Sektorit të Ankesave në SHÇBA. Kush janë 47 drejtuesit e policive në listë?

Pas vonesave disamujore, sot starton procesi i vetingut në Policinë e Shtetit. I pari që do të përballet me Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit është Oltion Shehu, shefi i Sektorit të Ankesave në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.

Emri i tij është përzgjedhur përmes procedurës së shortimit mes 45 dosjeve të para të drejtuesve të lartë të Policisë, SHÇBA-së dhe Gardës së Republikës, emrat e të cilëve u publikuan më 8 korrik nga KJV.

Ministria e Brendshme njoftoi dje se Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit do të zhvillojë këtë javë seancat e parë të procesit të vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Seanca e parë dëgjimore zhvillohet sot në orën 12:00, nga trupa e vlerësimit: Marjeta Gjelaj, Ela Kerka, Ana Kapaj dhe me subjekt rivlerësimi Oltian Shehun. Seancat e vetingut do të zhvillohen në të njëjtin vend, ku përballen me KPK-në prokurorët dhe gjyqtarët.

Nga ana tjetër, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit publikoi dje listën e dytë të drejtuesve të lartë, që do t’i nënshtrohen shortit për fazën tjetër të vetingut.

Në listën e publikuar dje nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit janë renditur emrat e 47 drejtuesve të tjerë të Policisë, dosjet e të cilëve janë marrë tashmë në shqyrtim. Bëhet fjalë për të gjithë drejtuesit e drejtorive vendore të Policisë, me përjashtim të drejtorit të Policisë së Tiranës, Rebani Jaupajt, emrat e të cilëve janë në 45 dosjet e para që i përkasin shortimit të parë.

Gjithashtu, në këtë listë janë edhe zv.drejtuesit e policive vendore, ata të Krimeve dhe të Rendit, si dhe drejtuesit e drejtorive vendore të kufirit dhe migracionit. Po kështu, në listën e shortit të dytë janë edhe rektori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Memaj, dhe të gjithë drejtuesit e lartë në Akademi e në Kolegjin e Policisë.

Procesi i vetingut për drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, duke filluar me Ardi Veliun, pritej që të niste në fund të muajit korrik, kur edhe u publikua lista me emrat e 45 drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, SHÇBA-së dhe Gardës së Republikës, që u shortuan të parët.

Subjektet e vlerësimit janë në detyrat më të larta drejtuese në Policinë e Shtetit, Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe në Gardën e Republikës. Dosjet e vetëdeklarimit janë tërhequr në fund të muajit maj nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit kur edhe nisi puna në fazën e parë, ajo e shqyrtimit të deklaratave, kërkimit të informacioneve dhe verifikimeve përkatëse.

Sipas parashikimeve ligjore, pas procesit të hetimit administrativ, do të mbahet për çdo subjekt seancë e hapur dëgjimore. Konkretisht, bëhet fjalë për 31 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, duke filluar me drejtorin e Përgjithshëm, Ardi Veliu, për 12 oficerë të lartë të SHÇBA-së, duke nisur nga drejtori i përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku, ndërsa dy të tjerë janë drejtuesit e Gardës së Republikës, komandanti Gramos Sako dhe zëvendësi i tij.

Emrat e drejtuesve për shortimin e dytë:

1. Alfred Çepe- drejtor i Policisë Durrës

2. Hasan Ahmetaj- drejtor i Policisë Berat

3. Perlat Vatoci- drejtor i Policisë Gjirokastër

4. Artion Duka- drejtor i Policisë Vlorë

5. Andon Marko- drejtor i Policisë Fier

6. Arjan Muça- drejtor i Policisë Elbasan

7. Lorenc Panganika-drejtor i Policisë Korçë

8. Ylli Doda-drejtor i Policisë Dibër

9. Zef Laska- drejtor i Policisë Kukës

10. Niko Brahimaj-drejtor i Policisë Shkodër

11. Ferdinand Mara-drejtor i Policisë Lezhë

12. Enkeleda Toska-drejtoreshë e Kufirit dhe Migracionit Tiranë

13. Ndue Doçi-drejtor i Kufirit dhe Migracionit Durrës

14. Idajet Hoxha- drejtor i Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër

15. Luan Hysenj- drejtor i Kufirit dhe Migracionit Vlorë

16. Arben Joco- drejtor i Kufirit dhe Migracionit Korçë

17. Zija Sulaj- drejtor i Kufirit dhe Migracionit Kukës

18. Krenar Muço- drejtor i Kufirit dhe Migracionit Shkodër

19. Bilbil Memaj- rektori i Akademisë së Sigurisë

20. Gentjan Shehaj- drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit në Akademinë e Sigurisë

21. Ilirjan Mandro-dekan në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë

22. Mehdi Çanga -drejtori/administratori në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme në Akademinë e Sigurisë

23. Xhavit Shala -drejtor i Qendrës Kërkimore Shkencore në Akademinë e Sigurisë

24. Ylli Vasili-drejtor i Kolegjit Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë” në Akademinë e Sigurisë

25. Dhimitraq Ziu- zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në Policinë e Tiranës

26. Arsen Sinamataj- zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës

27. Edvin Ndreu -zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Policinë e Durrësit

28. Gani Zeneli -zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet në Policinë e Durrësit

29. Fatmir Hoxha-zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Policinë e Beratit

30. Arjan Feri -zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet në Policinë e Beratit

31. Bajram Marra-zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Policinë e Gjirokastrës

32. Koço Dafa-zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet në Policinë e Gjirokastrës

33. Gentian Berberi-zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Policinë e Vlorës

34. Artur Selimaj- zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet në Policinë e Vlorës

35. Arjan Kurti-zëvendësdrejtor për Krimet në Policinë e Fierit

36. Luigj Vathi-zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet në Policinë e Fierit

37. Ilirjan Balla-zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Policinë e Elbasanit

38. Albert Nushi-zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet në Policinë e Elbasanit

39. Alfred Nomani-zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Policinë e Korçës

40. Hamdi Fjora -zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet në Policinë e Korçës

41. Erzen Cera-zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Policinë e Dibrës

42. Sadri Ramçaj- zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet në Policinë e Dibrës

43. Shkelzen Rexhepi-zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Policinë e Kukësit

44. Albert Pataj-zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet në Policinë e Kukësit

45. Skender Hita – zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Policinë e Shkodrës

46. Afrim Tafa – zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet në Policinë e Shkodrës

47. Adriatik Tafçiu – zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Policinë e Lezhës

zv.Drejtori i SHÇBA Adriatik Ago, i dyti para KJV ditën e premte.

I dyti që do të përballet me Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit, siç është përcaktuar nga shorti, do të jetë zv.drejtori i përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Seanca dëgjimore për subjektin e vlerësimit kalimtar, Adriatik Ago, zv.drejtor i përgjithshëm i SHÇBA-së, do të zhvillohet ditën e premte, në orën 12:00.

Trupa e vlerësimit përbëhet nga Ana Kapaj, Elvira Daberdaku, Elida Liko. “Njoftim për seancë dëgjimore për subjektin e vlerësimit kalimtar, Adriatik Ago. Subjekti Adriatik Ago, zv.drejtor i përgjithshëm, SHÇBA. Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.Data/Ora: E premte, datë 8 nëntor 2019, ora 12:00.

Trupa e Vlerësimit: Ana Kapaj, Elvira Daberdaku, Elida Liko.

Mediat mund të regjistrojnë pamje ose foto vetëm në momentet e para, ndërsa gazetarët mund të ndjekin seancën. “Mediave u lejohet të filmojnë shpalljen publike të vendimit”, njoftoi dje Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit./abcnews.al