Lista e ‘Vetëvendosjes’/ Nazarko: Është listë e stabilitetit, nuk ka ndryshime të rëndësishme

schedule18:13 - 12 Dhjetor, 2024

schedule 18:13 - 12 Dhjetor, 2024

Analisti Mentor Nazarko u shpreh për ‘Balkan Update’ se lista e publikuara nga Vetëvendosja  dy muaj para zgjedhjeve në Kosovë është një listë e stabilitetit dhe nuk ka ndryshime të rëndësishme. Gjithashtu, Nazarko e cilësoi listën të qëndrueshme pa prurje të reja.

“ Nuk kam ekspertizë për sektorin artistik dhe muzikor që të them a ja vlen ai artist apo ai këngëtar i përfshirë në listë.

Është një listë e stabilitetit në kuptimin që nuk ka ndryshime të rëndësishme, përveç dy ministrave Liburn Aliu dhe zv- kryeministrit Beslimi. Beslimi mbetet një nga njerëzit besnik të tij.

Për Liburn Aliun flitet që mund të ketë përplasje me Kurtin apo mund të ketë akuza që lidhen me tenderat e zhvilluar në ministrinë e tij. Për pjesën tjetër duket një qëndrueshmëri, mungesë prurjesh të reja. Partia që dikur ishte e presidentes Osmani bashkë me ministren, po edhe aty kemi qëndrueshmëri, nuk kemi prurje të reja.

Është një parti klasike që pasi ka marrë një mandat qeverisje, kërkon të marri një të dytë me njerëz të cilët në rolet që kanë pasur si ministra kanë krijuar një lloj ndikim në territor dhe kërkojnë të konsolidojnë pushtetin në një mandat të dytë.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!