Lista e PS/ Klosi: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

schedule20:32 - 11 Mars, 2025

schedule 20:32 - 11 Mars, 2025

Deputeti socialist Blendi Klosi në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për listat e kandidatëve në Partinë Socialiste.

Gjatë kësaj interviste, Klosi nënvizoi se askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, duke nënvizuar se sa kohë nuk janë shpallur fajtor, s’mund të ndalohet kjo e drejtë.

“Sa kohë nuk janë të dënuar askush nuk i pengohet drejta për të kandiduar. Kur të shpallen fajtor nga gjykata do të ketë një vendim të fundit. Parimi është sa kohë nuk ka një vendim të fundëm gjykatë, ata kanë të drejta. Nuk ka një filtër të thotë që meqë ka një çështje të hapur…Unë po them parimin. Me mijëra janë njerëzit që kanë firmosur, dhe të gjithë janë në gjykim, qoftë nga kontrolli i brendshëm, kontrolli i lartë.”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!