Lista e përbashkët, Topalli: Sfida jonë ndryshimi i qeverisjes, betejën kryesore e kemi në Tiranë

schedule21:18 - 18 Janar, 2021

schedule 21:18 - 18 Janar, 2021

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli e ftuar në Log. Me Endri Xhafon në ABC ka komentuar bashkëpunimin e saj me Astrit Patozin.

Topalli në fjalën është shprehur se janë akoma nuk ka një ndarje të qarqeve ku do të kandidojë por e rëndësishme është qëndrimi i përbashkët.

Sipas saj pjesë e partisë së saj nuk do të jenë më emra të njohur që janë shkëputur nga PD-ja siç është Imami, Rusmajli dhe emra të tjerë por do të jenë emra të tjerë.

Këto parti janë krijuar për situatën në të cilën ndodhet vendi. Vetë emri i fjalës nënkupton për sjelljen e ndryshimit. Në kohë krizash ka gjithmonë një opurtunitet dhe në këtë fazë mund të dalë një krizë shumëplanëshe që e ka çuar vendin tonë në një udhëkryq ku asnjë prej nesh nuk e di dhe nuk jemi të sigurtë se çfarë do të ndodhë nesër.

Në politikë ka një mbizotërim dhe ai është qëndrimi i përbashkët, ne kemi rënë dakord që të dalim në një listë. Kemi një gjë të qartë që po përballemi me një situatë të deformuar kemi një qeveri që duhet të ishte shkatërruar prej kohësh dhe për shkak të kësaj qeverisje vendi jonë është boshatisur dhe kjo është drama më e madhe. Unë besoj se betejën kryesore do e bëjmë në Tiranë dhe pse nuk përjashtohen dhe qytetet e tjera.

Imami, Rusmali, Bode, etj, janë një ndër kolegët e mi më të aftë që ka pas politika, jo vetëm për eksperiencën por për vendimet e forta, dhe bagazhin politik që ato mbartin. Në lista tona nuk ka politika karriere janë emra jopolitik. Nëse flasim për ndryshim duhet të sjellësh dhe figura që sjellin ndryshim. Ato kanë zgjedhur që tashmë të jenë në profesionet e tyre, unë do të isha e nderuar nëse do të kisha në listat e partisë emra të tillë”, ka thënë Topalli.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!