‘Lista e PD në Elbasan, jopërfaqësuese’, Balliu: Berisha sulmon Suel Çelën për show

schedule20:23 - 1 Maj, 2025

schedule 20:23 - 1 Maj, 2025

Ish anëtarja e Partisë Demokratike, Alesia Balliu tha për ‘Real Story’ se lista e PD në qarkun e Elbasanit është një listë jopërfaqësuese. Sipas saj, Berisha sulmon Suel Çelën për show, ndërkohë që në podium janë kandidatë të listave të mbyllura që kanë votuar në këshill bashkiak për babain e tij.

“Është tragjike sepse ke një listë jopërfaqësuese. Kur kemi një listë të tillë, padiskutim do të jetë diferencë e thellë. Del Berisha bëhet komik, sulmon Suel Çelën, ndërkohë ke një kandidat në listë të mbyllur që ka votuar Tregun. Berisha sulmon Çelën ku ka në podium njerëz që kanë votuar atë.

Në momentin që mban një qëndrim partiak, dhe në këshill bashkiak duhet të mbash një qëndrim kundër. Kjo solli pakënaqësi në bazën demokrate duke thënë që ata janë bashkë. Kandidatët e listës së mbyllur janë miq me babin me Suel Çelës, ndërkohë Berisha sulmon Suelin për show.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!