Lista e kandidatëve/ Brizida Gjikondi: Meta i dëshpëruar, parlamenti shqiptar është bërë si një strehë të inkriminuarish që gjejnë liri

schedule21:04 - 10 Mars, 2025

schedule 21:04 - 10 Mars, 2025

TIRANË- Juristja Brizida Gjikondi e ftuar në “Real Story” u shpreh se parlamenti shqiptar është kthyer si një strehë ku të gjithë të inkriminuarit po gjejnë lirinë.

Më tej, Gjikondi u shpreh se me vendimi që ka marrë Ilir Meta për të garuar në listë të hapur në Tiranë tregon një dëshpërim të madh.

“Mendoj se është frymëzuar nga z. Rama, nuk besoj se është te vetja, besoj se ia ka çuar zoti Ram ën mendje dhe me atë flasim që provokoi se mund të hynte në listë të hapur edhe vetë Rama, kam përshtypjen që do të tërheqë në këtë vallë dhe Ramën dhe të faktorizohet, sepse është i dëshpëruar. Meta është kaq shumë i dëshpëruar  ne qelinë e tij  saqë kërkon të faktorizohet. Lajmi më i keq është se prapë në Parlamentin shqiptar po shikojmë personazhe të inkriminuara që po kërkojnë të hyjnë. Kemi një anti-parlamentarizmin, po shikojmë se edhe emra që po lëvizin këto kohë, emra të inkriminuar. Një deputet që është thirrur pranë organet të drejtësisë dhe moralisht është i cenuar, dhe deputeti pikën më të fortë ka anën morale dhe etike ai vazhdon me atë që për sa kohë nuk ka vendim të formës së prerë, kemi Mediun, Berishën, kemi goxha personazhe edhe nga e majta që janë herë pas herë thirren nga organet e drejtësisë dhe po hetohen. Kemi dhe Metën që aspiron, d.m.th. është bërë Parlamenti Shqiptar si një strehë të inkriminuarish që gjejnë liri. Emri që më ka shikuar më shumë është emri i Agron Malaj, i cili zoti Rama që pavarësisht se tund flamurin e 21 janarit, mos harrojmë se Malaj, tani është kryetar i bashkisë së Matit, është projektuar për të qenë deputet në listat e veriut të Shqipërisë, ndërkohë ai është një nga dhjetë qitësit e grupit te qitësit dhe ka qëlluar mbi 4 viktimat e 21 janarit”, tha ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!