LISTA/ Dhjetë shqiptarët më të kërkuar nga Amerika, në Dubai, për drogë dhe vrasje

schedule15:29 - 17 Dhjetor, 2024

schedule 15:29 - 17 Dhjetor, 2024

Interpol ka shpallur listën e 10 shqiptarëve më të kërkuar. Mes tyre janë dhe dy persona të kerkuar nga drejtesia amerikane si të dyshuar për vrasje. Krimet per te cilat kerkohen shqiptaret jane vrasje, grabitje e trafik lendesh narkotike.

Vetëm dy nga 10 shqiptarët e listës së Interpol kërkohen nga drejtësia në Shqipëri. ABC News publikon fotot e listës ‘wanted’ të policisë ndërkombëtare.

Lista kryesohet nga Bedri Noka, 40-vjeçari nga Novoseja e Vlorës. Ai kërkohet nga Belgjika, për shkak se dyshohet si anëtar I një ogranizate kriminale që trafikonte sasi të mëdha kokaine në Europë. Po ashtu 40-vjeçari dyshohet edhe për pastrim parash.

-Andi Kuka, 31-vjeç është një tjetër I kërkuar nga Belgjika, për përfshirje në grup kriminal, trafikim I lëndëve narktoike dhe pastrim parash.

– Ndërkohë nga Greqia, kërkohet Taulant Memo. 38-vjeçari akuzohet nga shteti grek, për armë mbajtje pa leje, por edhe për një dëm ekonomik prej 10 milion eurosh për shkatërrimin e një sipërfaqeje të madhe pyjore.

-Po për llogari të Greqisë, kërkohet edhe Ergest Memo, I afërmi I Taulant Memos.

-I pesti nga më të kërkuarit në listën e Interpol, renditet, 56-vjeçari Aleks Burreli. Ai kërkohet nga Qipro, si I dyshuar, organizim krimesh, armëmbajtje pa leje, përdorim eksplozivi, vrasje me paramendim, tentativë vrasje në disa raste, si dhe për vjedhje e zjarrvënie.

-Për llogari të Shqipërisë, Interpol kërkon Romeo Rustemajn. 35-vjeçari I dënuar në Shqipëri, u arratis nga burgu në vitin 2013, ndërsa që prej atij viti, vijon të jetë në kërkim.

– Gazment Nebiu, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Vlorë gjatë periudhës 1997-2000, është një tjetër I kërkuar me njoftim të kuq, nga Interpol. Ai dyshohet si pjesë e një organizate kriminale, që ka kryer dhjetra ngjarje të rënda.

– Interpol për llogari të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kërkon, 37-vjeçarin Ervis Mecollarin, si të dyshuar për vrasje. Interpol thotë se fotot e tij janë të vjetra dhe mund të ketë pësuar ndryshime në fytyrë për shkak të operacioneve në hundë.

– Një tjetër shqiptar I kërkuar nga Interpol, rezulton të jetë, 51-vjeçari Spartak Sageri, I cili dyshohet per vrasja ndaj dy ose më shumë personave dhe organizate kriminale.

-Dhjeteshen e më të kërkuarëve e mbyll, 44-vjeçari Artan Sulstarova. Ai kërkohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sulstarova me orgijinë nga Pogradeci, dyshohet për vrasje me paramendim  në dy raste, dhe armë mbajtje pa leje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!