Lista/ 10 qytetet më piktoreske në Evropë gjatë natës

schedule15:15 - 9 Gusht, 2023

schedule 15:15 - 9 Gusht, 2023

Ekspertët e udhëtimeve në Travelbag kanë krijuar një listë të qyteteve në mbarë botën që ata i konsiderojnë më të bukurit për t’u eksploruar pas errësirës.

Kriteret e tyre për renditjen e qyteteve më piktoreske për t’u eksploruar gjatë natës përfshijnë numrin e hashtags në Instagram të ndarë në çdo vend, nivelin e ndriçimit gjatë natës, nivelin e zhurmës dhe sa i sigurt është çdo vend për të ecur gjatë natës.

Me shfaqjet e tij me dritë dhe rrokaqiejt ikonë, Dubai del në krye si qyteti më piktoresk në botë gjatë natës, i ndjekur nga afër nga Tokio me dritë neoni.

Duke krijuar një listë të veçantë për Evropën, Reykjavík zë vendin e parë, falë nivelit të ulët të ndriçimit gjatë natës.

Top 10 qytetet më shumëngjyrëshe gjatë natës në botë:

  • Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe
  • Tokio, Japoni
  • Singapor
  • Muscat, Oman
  • Nju Jork, SHBA
  • Hiroshima, Japoni
  • Kyoto, Japoni
  • Sidnej Australi
  • Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe
  • Taipei, Tajvan

Top 10 qytetet më piktoreske në Evropë gjatë natës:

  • Reykjavik, Islandë
  • Dubrovnik, Kroaci
  • Helsinki, Finlandë
  • Vjenë, Austri
  • Zagreb, Kroaci
  • San Sebastian, Spanjë
  • Mynih, Gjermani
  • Vilnius, Lituani
  • Madrid, Spanjë
  • Lisbonë, Portugali./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!