Të enjten në Elbasan u luajt derbi i kryeqytetit (1-0). Para sfidës në afërsi të “Elbasan Arena” në një nga lokalet e zonës ndodhi një përleshje e madhe mes tifozëve të Tiranës (Tirona Fanatics) dhe atyre të Partizanit (Guerrils).
Gjatë sherrit policia reagoi dhe shoqëroi disa tifozë. Mesa duket ende të proceduarit nuk janë liruar dhe në lidhje me këtë reagon vetë tifogrupi i Tirona Fanatics.
Ata bëjnë me dije se disa anëtarë të tifogrupit të njohur po mbahen ende në Komisariatin e Elbasanit pa asnjë provë ndaj tyre dhe bëjnë thirrje për lirimin e të rinjve.
REAGIMI – Anëtar të TF (Tirona Fanatics) po mbahen akoma padrejtësisht në ambientet e komisariatit te Elbasanit. Qëndrojnë aty prej ditës së enjte pa asnjë prove filmike e me akuza absurde.
Apelojmë lirimin e tyre te menjëhërshem duke i dhënë fund këtij represioni te kotë e pabaza kundra tifozëve bardheblu. /abcnews.al