Liroi nga qelia Billën, që u ekzekutua, KLGj nis shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin e gjyqtares

schedule19:24 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 19:24 - 22 Dhjetor, 2020

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka nisur procedurat për shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Krujës, Ekeleida Hoxha. Kërkesa për shkarkimin e gjyqtares Hoxha është bërë nga ILD pas vrasjes së Hekuran Billës.

Hekuran Billa u vra mbrëmjen e 11 Qershorit te “Komuna e Parisit” në Tiranë. Billa ishte dënuar përjetë për një vrasje në Angli, ndërsa gjyqtarja Hoxha i pranoi kërkesën për lirim nga qelia. Hetimet se si u lirua Hekuran Billa nga burgu nisën pas ekzekutimit të tij.

Si nisi procedura?

Ishte Inspektorati i Lartë i Drejtësisë që kërkoi shkarkimin nga detyra të gjyqtares Enkelejda Hoxha. Hetimi i ILD ndaj Hoxhës, nisi si rezultat i ankesës së bërë nga Ministria e Drejtësisë për lirimin e shumë personave të dënuar me burg për jetë, mes tyre dhe Endrit Doklen, ish-numri dy i bandës së Durrësit.

Kanë qenë 6 vendime të marra nga Hoxha në harkun kohor nga maj 2017- shkurt 2019 të cilët sipas hetimeve kanë rezultuar me shkelje.

Në janar të këtij viti, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kërkoi pezullimin e saj, pasi me vendimin e saj liroi nga burgu, Doklen. Në qershor, emri i Hoxhës doli sërish në skenë pas vrasjes së Hekuran Billës në zonën e Komunës së Parisit.

Ai ishte dënuar me 25 vite burg për një vrasje të ndodhur në Angli por 10 vite para përfundimit të dënimit, Hoxha i fali 5 vite Billës, ndërkohë që 5 vitet e fundit i konvertoi në shërbim prove, duke e nxjerrë atë menjëherë nga qelia./db/ Abcnews.al