Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Liroi Gerd Gjinerarin, shtyhet seanca në KLGJ për Markelian Kuqon, gjyqtari dyshohet për Covid

schedule12:30 - 5 Nëntor, 2020

schedule 12:30 - 5 Nëntor, 2020

Shtyhet për në 12 nëntor seanca në Këshillin e Lartë Gjyqësor, për gjyqtarin Markelian Kuqo.

Shkak për shtyrjen është bërë gjendja shëndetësore e Gjyqtarit.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci për ABC, dyshohet se gjyqtari është infektuar nga Covid pasi bashkëshortja e tij pret përgjigjen e tamponin ndërsa ndodhen të dy  të vetkarantinuar.



Ndërkohë Inspektori i lartë i Drejtësisë Artur Metani u shpreh dakord për shtyrjen e seancës duke qenë se Kuqo ka patur sjellje serioze të deritanishme si dhe nevojën që Kuqo të jetë i pranishëm në seancë.

Për Markelian Kuqo me detyrë Gjyqtar në Gjykatën e Korçës, ka nisur procedimi disiplinor pasi ILD ka konstatuar se ai ka liruar në mënyrë të dyshimtë nga qelia Gerd Gjinerarin, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e Arben Grorit në vitin 1997.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!