Lirohet Puigdemont/gjykata gjermane: Rebelimi jo vepër penale

schedule22:00 - 5 Prill, 2018

schedule 22:00 - 5 Prill, 2018

Një gjykatë në Gjermani vendosi të enjten të lirojë kundrejt një garancie financiare liderin katalanas Karles Puizhdemont. Gjyqtari i çështjes deklaroi se ekstradimi i tij në Spanjë do të caktohet vetëm në bazë të provave për akuzat për korrupsion që rëndojnë ndaj tij dhe jo në bazë të akuzës për rebelim ndaj shtetit. Puizhdemont u arrestua teksa hynte në territorin gjerman munajin e kaluar, në bazë të një urdhër-arresti të ngritur nga autoritetet spanjolle. Qeveria në Madrid e akuzon liderin separatist për rebelim dhe korrupsion, pasi ai organizoi referendumin për pavarësinë e rajonit katalanas. Të enjten, gjykata vendosi garancinë financiare prej 75 mijë euro dhe argumentoi se akuza për rebelim e ngritur nga drejtësia iberike nuk është vepër penale në Gjermani, ndërsa pjesa e dhunës që i atribuohet atij në dosje mungon. Sidoqoftë, procedimi gjyqësor deri në vendimin për ekstradimin ose jo të tij do të vazhdojë. Ndërkohë, qeveria spanjolle ka preferuar të mos bëjë komente për vendimin e palës gjermane. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!