Është liruar pas 25 viteve në burg njeriu besnik i kreut të “Costra Nostra-s”, Toto Rina. Giovanni Brusca la qelinë pasi bashkëpunoi me drejtësinë dhe pranoi ndër të tjera, rolin e tij në atë që quhet masakra e Capaci-t dhe në vrasjen e të voglit Giuseppe Di Matteo.
64-vjeçari u largua nga burgu i Rebibbia-s në Romë, 45 ditë përpara se t’i mbaronte zyrtarisht dënimi. Tashmë, Brusca do t’i nënshtrohet kontrolleve dhe mbrojtjes, si dhe katër viteve shërbimi prove, siç vendosi Gjykata e Apelit në Milano.
Dënimi i tij u shkurtua për “sjellje të mirë”. Me llogaritjet e fundit, ai duhej të lirohej nga tetori.
Një ndër vrasjet e Giovanni Brusca-s që bëri më shumë bujë është ajo e gjyqtarit të njohur Giovani Falcone dhe bashkëshorte së tij Francesca Morvillo. Atentati ndaj Flacone u bë më 23 maj të 1992. Makina me të cilën ai, gruaja dhe tri truprojat e tij po udhëtonin shpërtheu pasi i ishte vënë një gjysmë toni eksploziv.
Lajmi i lirimit të bosit të mafias është pritur me zemërim dhe indinjatë në Itali. /abcnews.al/