Lirohet nga qelia Fisnik Syla, biznesmeni që u arrestua me Fjolla Morinën, bashkë me të dhe shoferi i këngëtares Fitim Muji.
Prokuroria kërkoi “arrest ne burg” për biznesmenin dhe shoferin e këngëtares por Gjykata vlerësoi se nuk ka prova të mjaftueshme që i fajëson ata.
Pavarësisht se ishin në të njëjtin mjet me të, Morina i shpëtoi dy djemtë nga përgjegjësitë, teksa deklaroi se ata nuk kishin asnjë dijeni për armën dhe se këtë të fundit e kishte dhuratë nga një mik i dashur që nuk jeton më.
Këngëtarja Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator në Morinë, pasi u kap me dy armë zjarri pistoleta me vete.
Në makinën tip “Audi” bashkë me këngëtaren ishin edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i këngëtares.
Në media qarkulloi lajmi se Fjolla ishe në një lidhje me biznesmeni Fisnik Syla, dhe se ky i fundit, pronar i një rrjeti restorantesh, i cili i kishte blerë këngëtares edhe Audin Q7 luksoz.
Lexo edhe: Fjolla Morina reagon për herë të parë pas arrestimit: Mos fusni në valle njerëz familjarë
Pas këtij lajmi ka reaguar për herë të parë vetë këngëtarja përmes një postimi në “Instastory”, ku shkruan se nuk ka lidhje intime me biznesmenin dhe se ai është familjar.
Ajo bëri thirrje të mos përfshijnë njerëz familjarë në valle.
Lexo edhe: Shfaqet Fjolla Morina, kush e priti në shtëpi pas daljes nga qelia
Fjolla Morina është një ndër këngëtaret që gjithmonë ka rënë në sy për jetën luksoze dhe videoklipet e shtrenjta ndërsa tani ndodhet në arrest shtëpie në qytetin e Kukësit.
N.D./abcnews.al