Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Lirohet nga qelia” Alfred Beleri/ Merr leje për të marrë pjesë në një ceremoni mortore

schedule16:39 - 31 Dhjetor, 2023

schedule 16:39 - 31 Dhjetor, 2023

Alfred Beleri i arrestuar për shit-blerje votash ka lënë qelinë e burgut për pak orë të dielën.

Me miratimin e Prokurorisë së Posaçme, kryetarit të zgjedhur të Himarës iu dha leje për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të ndarjes nga jeta të gjyshes.

Në ceremoni u shoqërua nga efektive të shumtë të FNSH të cilët blinduan gjithe zonën. Në përfundim ai u përcoll me duartrokitje nga të afërm e mbështetës.

Belerit më herët i është refuzuar kërkesa për leje për t’u betuar përpara Këshillit Bashkiak, por dhe 9 kërkesa për një masë më të lehtë sigurie se ajo e arrestit me burg.

Nga ana tjetër gjatë procesit gjyqësor, Beleri ka pretenduar se mbahet padrejtësisht në qeli dhe se akuzat e prokurorisë janë me prapavijë politike.

Sipas prokurorisë, hetimi nisi më 8 maj pas informacioneve të siguruara nga policia e Vlorës se një grup personash në zonën e Himarës përfshi edhe Belerin jepnin nga 50 deri në 200 euro në këmbim të blerjes së votave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!