Lirohet nga masa gazetari Qyno/ Mbeten të njëjtat masa për të akuzuarit e tjerë të grupit të Suel Çelës

schedule13:40 - 14 Janar, 2025

schedule 13:40 - 14 Janar, 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit ka hequr masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ ndaj gazetarit Elton Qyno, të caktuar në kuadër të procedimit penal për dosjen e organizatës kriminale të Suel Çelës.

Qyno ishte me masën detyrim paraqitje për veprën penale korrupsion pasiv në sektorin privat. Ndërkohë gjyqtari Dhimitër Lara la në fuqi masat e sigurisë arrest në burg për ish-gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fetahu dhe vëllezërit Marsel e Xhino Roka.

“Gjyqtari vlerësoi se nuk janë vërtetuar të jenë kryer veprime për një lajm që rezulton të jetë i vërtetë. Për këtë, ka vendosur heqjen e masës detyrim paraqitje ndërsa hetimet do të vazhdojnë pa asnjë masë sigurie.”, raportoi gazetari Ermal Vija./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!