Lirohet nga detyra Ilir Bejtja, zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë

schedule14:04 - 28 Shtator, 2023

schedule 14:04 - 28 Shtator, 2023

Zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja është liruar nga detyra. Ky vendim është firmosur nga kryeministri Edi Rama, në mungesë dhe me porosi të zv. kryeministres Belinda Balluku.

Bejtja e mori këtë post në janar të vitit 2019. Më herët, ai ka qenë deputet i Parlamentit të Shqipërisë për Qarkun Elbasan.

Vendimi në Fletoren Zyrtare:

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të  ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Ilir Bejtja, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI BELINDA BALLUKU./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!