Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lushnjes

schedule14:46 - 26 Janar, 2023

schedule 14:46 - 26 Janar, 2023

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar nga liruar nga burgu ish-kryabashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe.

Apeli ka pranuar kërkesën për liri pasi ka përfunduar dënimi i dhënë nga shkalla e parë.

Trupa gjykuese ishte e përbërë nga gjyqtarët, Florjan Kalaja kryesues, Igerta hysi anëtare dhe Dhimitar Lara anëtar.

Njoftimi:

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja kryesues, Igerta Hysi anëtare dhe Dhimitër Lara anëtar, sot më datë 26.01.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 28 akti, datë 25.01.2023 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën e të pandehurit F.T., për konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg” dhe vendosi:

– Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit “arrest në burg” të caktuar ndaj të pandehurit z. F.T., me vendimin nr. 50 datë 05.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Kujtojmë që Tushe u shpall fajtor për shpërdorim detyre në dy raste  dhe u dënua në korrik të vitit të kaluar me 2.4 vite burg.

Në anën tjetër SPAK kërkoi që ish-kryebashkiaku të dënohej me 3.6 vite burg si edhe dënim për mos ushtruar asnjë funksion publik për 5 vitet e ardhshme.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!