Lirohet Michel Platini

schedule12:45 - 19 Qershor, 2019

schedule 12:45 - 19 Qershor, 2019

Michel Platini, ish-President i Uefa, është lënë i lirë mbrëmjen e së martës pasi u mor në pyetje për votën e tij pro Katarit si vend organizator për kampionatin botëror të futbollit në vitin 2022. Avokati i ish-futbollistit francez u shpreh se ishte bërë shumë zhurmë për asgjë.

Është lënë i lirë mbrëmjen e së martës Michel Platini, ish futbollisti francez dhe ish-Presidenti i UEFA, i cili një ditë më parë u mor në pyetje nga policia franceze në kuadër të hetimeve për vendimin që Katar të organizojë kampionatin botëror të futbollit në vitin 2022.

Prokuroria franceze, sipas asaj që shkruan Le Monde, po heton për korrupsion, bashkëpunim në krim dhe presion për zgjedhjen e vendit organizator të botërorit 2022, dhe Platini është pyetur për faktin se kishte votuar për Katarin. Avokati i tij Uiliam Burdo, u shpreh se klienti i tij u la i lirë pa asnjë akuzë duke shtuar se ishte bërë shumë zhurmë për asgjë.

Marrja në pyetje, po sipas Le Monde, u përqendrua në një veprim të Platini në vitin 2010 kur drekoi në Elize së bashkë me bashkëshorten e presidentit Sarkozy në atë kohë dhe emirin nga Katari Al Thani.

Takimi mes të treva u organizua një muaj para vendimit për vendin organizator. Në atë drekë mori pjesë dhe Sofi Dion, këshilltare e Sarkozy për sportin, dhe ajo u mor në pyetje dhe u lirua sëbashku me Platini./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!