Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lirohet Safet Gjici/ Gjashtë muajt e mbetur të dënimit, në “arrest shtëpie”

schedule12:56 - 19 Maj, 2025

schedule 12:56 - 19 Maj, 2025

Gjykatat e Apelit, ka liruar nga qelia Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjicin. Me një vendim të marrë të hënën, Apeli, ka vendosur që Safet Gjici ta vuaj pjesën tjetëtër të dënimit që I ka mbetur në “arrest shtëpie”, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore pas problemeve që ka me zemrën.

Apeli i GJKKO e dënoi Gjicin me 4 vite e 6 muaj burg për korrupsion pasiv, dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar i shkoi në 3 vite burg, ndërsa tashmë atij do I duhet të qëndorjnë u mbyllur në banesë edhe për 6 muaj deri në përfundim të dënimit.

Safet Gjici u arrestua, muajin qershor të vitit 2023 pas publikimit të videos, ku ai kryente marrëdhënie seksuale në zyrë. Po ashtu nga Gjykata e Posaçme u dënua me 1 vit burg edhe Alma Kaçi, gruaja që regjistroi një video në të cilën ajo dhe Gjici shfaqen duke kryer marrwdhnwie në zyrën e kryetarit të bashkisë si dhe duke biseduar për përfitimin e fondeve nga ana e Kaçit për ndërtimin e një qendre për trajtimin e qenve të rrugës në qytetin veri-lindor.



/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!