Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lirohet i afërmi i Arben Ndokës/ Ilia Ndoka ndihmoi ish-deputetin në planet për ekzekutim

schedule12:55 - 4 Prill, 2026

schedule 12:55 - 4 Prill, 2026

Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë dhe ka liruar nga burgu Ilia Ndoka, kushëririn e ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka, per operacionin “Revanshi”.

Nga arrest me burg Gjykata e Posaçme vendosi detyrim paraqitje për Ndokën të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Ilia Ndoka u ekstradua nga Italia më 7 prill te vitit 2025. Mbi Ndokën SPAK ka ngritur akuzat për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.



Ndoka kishte rol për të ndihmuar me para dhe me informacion të afërmin Arben Ndokën, i cili ishte vënë në kërkim të vrasësve të vëllait të tij Aleksandër Ndoka.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!