Lirohet avokati turk pas 213 ditësh në grevë, ishte dënuar me 10 vite burg

schedule15:31 - 4 Shtator, 2020

schedule 15:31 - 4 Shtator, 2020

Avokati turk, i dënuar me 10 vite e 6 muaj burg, do të jetë shumë shpejt i lirë me vendim të gjykatës turke të apelit. Unsal ndodhej në grevë urie prej 213 ditësh pasi kërkonte një proces të drejtë gjyqësor. Të premten kolegia e tij Ebru Timtik ndërroi jetë në një spital të Stambollit ku u transferua nga burgu pas 238 ditësh grevë urie.

Gjykatësit vendosën se Unsal duhet të lirohet menjëherë në momentin që qëndrimi në burg i rrezikon jetën. Ditët e fundit mjekët kishin dhënë alarmin për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të 32 vjeçarit dhe për dobësimin e sistemit të tij imunitar.

Vdekja e Ebru Timtik shkaktoi indinjatë dhe zemërim në Turqi dhe jashtë vendit, me akuza kundër qeverisë së Erdogan që injoroi deri në ekstrem kërkesat paqësore të avokatëve të cilët ankoheshin për dënime politike dhe kërkonin një rishikim të dosjeve të tyre. Të dy prej kohësh ishin të impenjuar në mbrojtjen e aktivistëve të së majtës dhe prokuroria i akuzoi se mbështesnin organizatën marksiste leniniste të klasifikuar si terroriste.

Në muajin korrik Unsal dhe Timtik ishin transferuar në spitale të ndryshme por ende të burgosur. Vendimi i apelit erdhi në një moment me vizitën në Turqi të presidentit të gjykatës europiane të të drejtave të njeriut Robert Spano, i cili u takua dhe me presidentin turk Erdogan./s.ba.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!