Lirohet Alban Hoxha, gjykata vendosi “detyrim paraqitjeje”

schedule10:54 - 27 Nëntor, 2018

schedule 10:54 - 27 Nëntor, 2018

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia kapitenin e Partizanit dhe portierin e ekipit tonë kombëtar Alban Hoxha. Për të gjykata caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Alban Hoxha u ndalua nga policia 3 ditë më parë për drejtim të makinës nën efektin e alkoolit.

Arrestimi i tij shqetësoi ekipin e kuq dhe tifozerinë e Partizanit në prag të derbit që luhet të premten te Selman Stermasi. Por pas lirimit sot nga gjykata, pritet që kapiteni i Partizanit Alban Hoxha t’i bashkohet skuadrës së tij për ndeshjen ndaj ekipit bardhë e blu të kryeqytetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!