Lirohen qindra pengje në Nigeri, kryesisht gra dhe fëmijë

schedule15:36 - 21 Maj, 2024

schedule 15:36 - 21 Maj, 2024

Ekstremistët e Boko Haram liruan 350 pengje në Nigeri, të cilët kishin qenë në robëri për disa muaj, disa edhe për disa vite, dhe mes tyre ka kryesisht gra dhe fëmijë, njoftoi ushtria.

Ata u mbajtën në pyllin Sambisa, një strehë për ekstremistët. 209 fëmijë, 135 gra dhe gjashtë burra që dukeshin të rraskapitur dhe të veshur me rroba të vjetra e të grisura u liruan.

Disa gra u liruan me foshnja, të dyshuara se kishin lindur nga martesa të detyruara, gjë që ndodh shpesh me gratë në robëri që detyrohen të martohen me militantë, ose përdhunohen.

Njëra prej tyre, e cila ka shtatë fëmijë, tha se për shkak të tyre nuk mund të shpëtonin nga ekstremistët.

“Nëse dikush do të kapej duke u përpjekur të arratisej, do të torturohej dhe do të burgosej pafundësisht”, tha Hajara Umara.

Ushtria deklaroi se pengjet u shpëtuan gjatë një operacioni ushtarak njëditor në pyllin Sambisa, dikur një rezervat pyjor që shtrihet në kufirin me Kamerunin dhe Nigerin dhe tani shërben si një enklavë nga ku Boko Harami dhe fraksionet e shkëputura nisin sulmet.

Gjatë aksionit u vranë disa ekstremistë dhe u shkatërruan shtëpitë e tyre të improvizuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!