Lirohen protestuesit, Vokshi: Na sulmuan, vendimi dëshmoi që protesta jonë ishte paqësore

schedule15:34 - 12 Janar, 2022

schedule 15:34 - 12 Janar, 2022

Anëtarja e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit në PD, Albana Vokshi  në fjalën e saj pas seancës për 18  të arrestuarit është shprehur se ato do të vijojnë të hetohen në gjendje të tillë.

Vokshi ndër të tjera ka theksuar ndër të tjera se 18 demokratët nuk implikuan në akte të dhunshme, nuk pati asnjë pamje filmike, unë emrat e tyre nuk po i lexoj, 18 demokratët kanë protestuar në mënyrë paqësore.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se është e rëndësishme që prokuroria të bëjë hetime të thelluara në lidhje me këtë çështje dhe të nxirren para drejtësisë dhunuesit e vërtetë.

“Edhe seanca e sotme për masat e sigurisë së 18 protestuesve, dëshmoi që protesta e 8 Janarit ishte paqësore deri në fund. Të 18 demokratët nuk implikuan në akte të dhunshme, nuk pati asnjë pamje filmike, unë emrat e tyre nuk po i lexoj, 18 demokratët kanë protestuar në mënyrë paqësore. Pa pasur asnjë fakt, arrestimi ishte i paligjshëm, janë bërë me lista të përgatitura dhe të shpërndara, për të çuar deri në fund skenarin. Ajo çka u vërtetua ishte se as organet ligjzbatuese nuk reaguan në kohën e duhur pavarësisht se me 6 janar u raportua për to për persona me të shkuar kriminale. U sulmuam nga lart me sende të forta.

Hetimet do të vazhdojnë edhe në gjendje të lirë dhe shpresoj që të bëhen të thelluara dhe përgjegjësit e vërtetë të dalin para drejtësisë. Ka pasur dhunë dhe të lënduar,. Por nuk mund të arrestohen protestuesit që donin të futeshin në shtëpinë e tyre.  Është shtëpia jonë, pse unë dhe anëtarët e tjerë të komisionit nuk lejohen të futen në shtëpinë e tyre?”, ka thënë Vokshi./abcnews.al