Lirohen nga qelia të arrestuarit për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve në Elbasan

schedule10:54 - 2 Korrik, 2022

schedule 10:54 - 2 Korrik, 2022

Janë lënë të lirë 6 numëruesit në Elbasan të cilët u vunë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për falsifikim të materialeve zgjedhore më 25 prill.

Ditën e sotme është mbajtur në Gjykatën e Elbasanit seanca, ku 6 të arrestuarit e tjerë, Erald Karriqi, Ylli Kuka, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku dhe Olgert Alla janë njohur me masën e sigurisë.

Burime për ABC bëjnë me dije se për 6 të arrestuarit është caktuar “detyrim paraqitje”. Ndaj tyre, prokuroria kishte kërkuar “arrest me burg”, por gjykata iu caktoi një masë më të lehtë, atë të detyrim paraqitjeje. Ata dyshohet se kanë falsifikuar materialet e procesit zgjedhor të zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas prokurorisë, gjatë procesit të këqyrjes së mëpasshme të fletëve të votimit rezultoi se anëtarët e grupeve të numërimit që kanë numëruar votat për këto qendra, kanë shënuar në tabelën e rezultatit të grupit të numërimit numër më të vogël votash një apo më shumë kandidatë të subjekteve zgjedhorë dhe numër më të madh votash për një apo më shumë kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor, krahasuar me numrin real të votave që u gjendën në kutinë e votimit.

Ndërsa janë në kërkim Oltion Bajrami dhe Eduart Zito. Pavarësisht se prokuroria kërkoi burg, gjykatesja Pajtime Fetau dha masën detyrim paraqitje.

Abcnews.al ka siguruar edhe fotot e personave në fjalë, të cilët ishin të punësuar në administratë, bashki ose arsim.

Durim Alla, mësues, PS
Mili Vasku, LSI
Eduart Zito, PS
Oligert Alla, PS
Ylli Kuka, PS
Etald Dashi