Lirohen nga burgu, tifozët e Bullgarisë ia hedhin me një gjobë qesharake!

schedule21:20 - 17 Tetor, 2019

schedule 21:20 - 17 Tetor, 2019

Pas ndeshjes mes Bullgarisë dhe Anglisë, katër tifozë vendas u prangosën dhe përfunduan në burg, për shkak se sulmuan futbollistët anglezë me kore raciste. Pas identifikimit të tyre nga pamjet filmike, katër personat, mes tyre dhe një i mitur, u shoqëruan në sallat e paraburgimit, aty ku po prisnin dhe gjykimin e tyre.

pasi kanë kaluar 48 orë, të katër personat janë liruar dhe janë gjobitur me një gjobë qesharake, 450 euro. Fillimisht flitej se dënimi i tyre do të ishte me muaj burg dhe ndalim i përjetshëm i futjes në stadium, por Gjykata e Bullgarisë ka vendosur ta kalojë me gjobë këtë çështje.

Legjenda e kombëtares së Bullgarisë, Hristo Stoichkov, tha ditën e djeshme në një studio televizive se kombëtarja bullgare duhet të dënohet minimalisht me 5 vite përjashtim nga çdo kompeticion, si dhe tifozët të dënohen rëndë. Megjitahtë, deri më tani asgjë nga këto nuk ka ndodhur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!