Lirohen “kuruesit e rremë” të Covid-19, flet avokati: Akuzë denigruese, policia e paaftë

schedule14:01 - 17 Korrik, 2020

schedule 14:01 - 17 Korrik, 2020

Frederik dhe Henri Frrokaj dy “kuruesit” e Covid-19 janë lënë të lirë nga Gjykata e Kurbinit, disa ditë pas arrestimit.

Mësohet se dy të arrestuarit, mjeku i rremë që reklamonte kurën për koronavirusin në rrjetet sociale, dhe nipi i tij, janë lënë në “detyrim paraqitjeje” ku çdo të hënë, do të duhet të paraqiten në polici.

Avokati Agron Shabani e ka cilësuar të nxituar arrestimin e tyre.

LEXO edhe: Prodhonin ilaçe që të “shëronin” nga COVID-19, Gjykata vendos për dy “kuruesit e rremë”

Në një prononcim për mediat Shabani tha se kjo ka qenë një akuzë fyese për Frrokajn dhe se është një paaftësi nga ana e policisë.

Sipas avokatit, agjenti i infiltruar i policisë ka tentuar të shtyjë Frrokajn në kryerjen e një krimi dhe se Gjykata e vlerësoi drejt duke lënë të lirë 2 të arrestuarit.

“Ka tre muaj që policia e shtetit prokuroria e Kurbinit janë investuar në një çështje të paqenë për një akuzë sa fyese dhe denigruese për Frederik Frrokaj dhe nipin e tij. Ka pasur 2 muaj kohë prokuroria me metoda speciale me ndihmën e gjyqtarëve që nuk ka arritur të sajojë asnjë provë.

E vetmja që nuk është provë, që nuk është “provë” është një veprim stimulues i agjentëve të policisë ku kanë tentuar të dërgojnë Frederik Frrokajn në kryerjen e një krimi, dhe kjo është prova, dhe Gjykata e vlerësoi shumë drejtë. Përveç prokurorisë shqiptare i vetmi i interesuar që kjo çështje të shkojë deri në fund është Frederik Frrokaj”, deklaroi avokati./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!