Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lirohen “kryengritësit e armatosur” të Berishës/ Çupi: Ai duhet të ishte në pranga, e pret burgimi i përjetshëm për “21 janarin”

schedule18:53 - 23 Shkurt, 2026

schedule 18:53 - 23 Shkurt, 2026

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i quajti vetë protestuesit e tij kryengritës të armatosur, por Gjykata e Tiranës liroi nga qelia 18 personat e arrestuar për hedhje molotovësh dhe akte dhune ndaj policisë dhe institucioneve shtetërore në protestën e PD-së, mbrëmjen e së premtes.

Vetë Berisha sot u tërhoq nga kërcënimi për sulm ndaj selive të PS-së në rrethe, duke e shtyrë në kohë edhe revolucionin deri ditën e shtunë, kur do të ketë sërish protestë dhe dhunë.

Analisti Frrok Çupi tha se “truri” i udhëheqjes së kryengritjes së armatosur është vetë Sali Berisha, ndaj të cilit duhet të kishte vepruar menjëherë drejtësia. Sipas tij, Sali Berisha duhet të ishte në pranga të Policisë.



Analisti thekson në “Tirana Live” se Sali Berisha po nxiton të kryejë këto akte dhunuese, sepse e di shumë mirë se çfarë e pret për dosjet e nxehta, si dosja e “21 janarit” apo dhe “Gërdeci”.

“Udhëheqësi i kryengritjes së armatosur, duhet të ishte i ndaluar, duhet të ishte në pranga. Raporti i njerëzve të grupit të zjarrit, që lirohen nga qelitë. Në këtë rast, gjykata dhe prokuroria nuk mund t’i çonin në burg që të gjithë, por nuk mund të lihen në masën e detyrimit të paraqitjes në prokurori, Duhet të kishte patjetër një masë të arrestit shtëpiak, në mënyrë që të provojë se ka dënime”, tha ai.

Berisha po nxiton për të shkuar diku, ose për të shkuar në burg, ose për të ikur nga burgu. Po tenton me çdo kusht dhe nuk përmbahet më dhe po thotë se me kryengritje të armatosur po rrëzojë sistemin.

Ai po nxiton, sepse është shumë afër për 21 janarin, për 21 janarin ai do arrestohet dhe burgoset përjetë. Është shumë afër Gërdeci, ku janë flijuar njerëzit. Ai nxiton për të kryer punët e veta, si e si që të mbete një lloj “viktime”. Ai kërkon të arrestohet”, tha ai.

Ai theksoi se Sali Berisha i ka shpallur “luftë” jo vetëm Shqipërisë, por edhe vendeve të rajonit, në momentin kur paralajmëron sulme ndaj godinave të Partisë Socialiste në qytetet e vendit.

Më tej, Çupi shtoi se nuk e përjashton mundësinë që fuqitë e mëdha të marrin masa të reja ndëshkuese për kreut e PD, Sali Berishën

“Pas non grata-ve, fuqitë e mëdha mund të kenë vendim tjetër, Saliut i trembet një vendimi të ri nga ndërkombëtarët. Ai i ka shpallur luftë jo vetëm vendit, por të gjithë rajonit, në momentin kur thotë se në pak sekonda do të shpartallojë selitë e Partisë Socialiste. Bombat prodhohen në selinë e PD.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!