Lirohen dy izraelite të marra peng nga Hamasi

schedule21:26 - 23 Tetor, 2023

schedule 21:26 - 23 Tetor, 2023

Hamasi njoftoi se liroi dy pengje të tjera që mbaheshin në Rripin e Gazës.

Sipas BBC, bëhet fjalë për dy izraelite Nurit Cooper dhe Yohved Lefsic. Channel 12 raportoi se familjet e Nurit Cooper, 79, dhe Johved Levsic, 85, janë informuar për lirimin e tyre. Të dyja u rrëmbyen nga shtëpitë e tyre në Kibbutz Nir Oz.

Abu Ubaidah tha se u vendos që të liroheshin dy pengje si një gjest vullneti i mirë në kontekstin e nismës së ndërmarrë nga Katari dhe Egjipti për të de-përshkallëzuar krizën. Zëdhënësi shtoi se Hamasi vendosi t’i lirojë të dyja “për arsye humanitare”, sipas Haaretz.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq  tha në një deklaratë se “u liruan dy pengje të tjera dhe ato po transportohen jashtë Gazës”.

Ata shtuan se “roli ynë si ndërmjetës neutral ndërmjet palëve ndërluftuese e bën të mundur këtë punë. Ne jemi të gatshëm të vizitojmë pengjet e mbetura dhe të lehtësojmë çdo lirim në të ardhmen. Jemi të lumtur që këta njerëz së shpejti do të bashkohen me familjet dhe njerëzit e tyre të dashur”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!