Lirohen 57 rojet dhe policët që u morën peng nga të burgosurit në Ekuador

schedule07:31 - 2 Shtator, 2023

schedule 07:31 - 2 Shtator, 2023

Lirohen 57 rojet dhe oficerët e policisë që u mbajtën peng për më shumë se 24 orë në burgjet e Ekuadorit, njoftoi të premten shërbimi i burgjeve të vendit (SNAI). 50 rojet dhe shtatë policë, pengje të të burgosurve në gjashtë burgje, iu nënshtruan ekzaminimeve mjekësore dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Në deklaratën e saj të shkurtër nuk jepet asnjë shpjegim se si u liruan, apo si u morën peng. Marrja e pengjeve erdhi pasi qindra ushtarë dhe oficerë kryen një operacion për të kërkuar armë, municione dhe eksplozivë në një nga burgjet kryesore të vendit, në qytetin e Andeve të Latacunga.

Megjithatë, zyra shtetërore përgjegjëse për burgjet, tha se pengjet ishte një hakmarrje për atë operacion. Por autoritetet më vonë thanë se ishte në shenjë proteste ndaj transferimit të të burgosurve në burgje të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!