Lirimi i përdhunuesve në Kavajë, Spiropali: Padrejtësi në gjyqësor, faji i mentalitetit patriakal

schedule13:46 - 5 Qershor, 2020

schedule 13:46 - 5 Qershor, 2020

Në një kohë kur i gjithë vendi është tronditur nga një rast përdhunimi në kryeqytet, Gjykata e Apelit  në Durrës vendosi masën “dënim alternativ”, për 7 të miturit të cilët përdhunuan 13-vjeçaren në Kavajë rreth 1 vit e gjysmë më parë.

Duke folur në lidhje me këtë rast,Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet Parlamentare, Elisa Spiropali deklaroi në studion e lajmeve në Abc News se vajza në Kavajë po ecën shumë mirë me shkollën, ndërsa shtoi se kemi të bëjmë me një padrejtësi sistemike në sistemin gjyqësor.

Lexo edhe:”Drejtori i policisë ka qenë në stres të madh”, Spiropali: Veliu bëri deklaratë të nxituar

E pyetur nga gazetarja Juli Xhokaxhi nëse e ka ndjekur rastin, ashtu siç kishte premtuar, Spiropali u shpreh se ka komunikim të vazhdueshëm.

Spiropali: “Kam komunikim të vazhdueshëm me ta. Pardje fola me gjyshin e saj, nuk jam detaje për gjendjen e vajzës. Është vajzë tmerrësisht e zgjuar. Gjyshi më informoi që ajo po shkon shumë mirë. Nuk dua të komentoj mbi rastin konkret, në sistemin gjyqësor ka një padrejtësi sistemike. Jo në rastin konkret.  Disa të mitur u liruan, jo të tjerët në moshë që po vuajnë dënimin.”

Po ashtu, Spiropali u shpreh se padrejtësia në Sistemin e Drejtësisë vjen nga mentaliteti patriakal që mbizotëron në vend.

Spiropali deklaroi më tej: “Në Sistemin e Drejtësisë ka një padrejtësi sistemike, buron nga mentaliteti patriakal. Shihni si dënohen burrat që vrasin gratë dhe si dënohen gratë që vrasin burrat, apo përdhunimet…”

E pyetur sesi e mbrojti shteti vajzën, Spiropali u përgjigj se për të miturën është kujdesur Ministria e Arsimit, Socialia, e Shëndetësisë si dhe i janë vënë psikologë.

Po ashtu, Spiropali deklaroi se për raste si këto ka nevojë për ndryshme në Kodin Penal. Ministrja shtoi se do të propozojë që për krimet seksuale dënimi të mos jetë më pak se 20 vite.

Spiropali: “Do propozoj ndryshime ne Kodin Penal që të bëhet dënimi jo më pak se 20 vite. Mos i jepet asnjë shans gjykatës që të mos cedojë në dënimin maksimal. Përdhunuesit dhe abuzuesit duhet të dënohen maksimalisht me burg. Duhet të aplikojmë nene te Kodit Penal të SHBA, sa i përket pedofilisë.”

Duke iu referuar neneve të Kodit Penal në SHBA, Spiropali theksoi se duhet të publikohen emrat e pedofilëve, në mënyrë që stigma të bjerë mbi përdhunuesit dhe jo tek viktimat. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!