Lirimi i pengjeve/ Shefi i CIA-s pritet të takohet me negociatorët izraelitë, egjiptianë dhe të Katarit

schedule09:08 - 26 Janar, 2024

schedule 09:08 - 26 Janar, 2024

Shefi i CIA-s pritet të takohet me zyrtarë nga Izraeli, Egjipti dhe Katari për të diskutuar një marrëveshje për të siguruar lirimin e pengjeve, sipas një zyrtari amerikan të njohur me planet.

Bill Burns do të bisedojë me drejtorin e Mossad-it të Izraelit, David Barnea, drejtorin e inteligjencës egjiptiane, Abbas Kamel dhe kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani në ditët në vijim.

Takimi vjen mes diskutimeve intensive mbi një marrëveshjeje të re që do të kombinonte lirimin e pengjeve me një ndërprerje të luftimeve në Gaza. Takimet pritet të zhvillohen në Europë.

Një tjetër zyrtar i lartë amerikan, koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme, Brett McGurk, ka qenë në rajon këtë javë për të vazhduar diskutimet mbi lirimin e pengjeve.

McGurk ka vizituar Kajron dhe Dohën për bisedimet.

Egjipti dhe Katari kanë vepruar si lojtarë kyç në ndërmjetësimin me Hamasin, duke përfshirë sigurimin e një pauze të përkohshme  dhe lirimin e pengjeve në nëntor.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!