Debati për lirimin e konvikteve, Rama: Fabrikim i së njëjtës dorë që ka vulosur ngjarjet më të zeza për 30 vite

schedule16:20 - 19 Gusht, 2021

schedule 16:20 - 19 Gusht, 2021

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas debatit që ka nisur në vend me marrjen e vendimit për të strehuar afganët në disa godina të konvikteve në Qytetin Studenti. Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë shkruan se lidhja e strehimit paraprak të afganëve me “gjoja” nxjerrjen e studentëve nga konviktet është një fabrikim për të prodhuar shpifje.

Sipas tij, këto fabrikime po bëhen nga e njëjta dorë që në 30 vite “ka prodhuar shpifjet më të ulëta në vend”.

POSTIMI

“Lidhja e strehimit paraprak të afganëve që janë si ne 30 vjet më parë, me gjoja nxjerrjen e studentëve nga konviktet është fabrikim i të njëjtës dorë që prej 30 vjetësh ka vulosur ngjarjet më të zeza e prodhuar shpifjet më të ulëta në këtë vend! Ajo dorë është #TurpiiShqiptarisë.”

Kujtojmë se në dispozicion të shtetasve afganë që do të vinë në vendin tonë për të shpëtuar nga regjimi i talebanëve janë vënë shtatë godina të Qytetit Studenti. Godinat që do të presin afganët janë ato me numër 11-12, 7-8, 24-25 dhe 14.

Në këto godina ka pasur edhe studentë që qëndrojnë në kryeqytet edhe gjatë verës për arsye të ndryshme. Ata janë zhvendosur në godina të tjera dhe kjo lëvizje ka shkaktuar debat në opinion publik. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!