Në Kukës, këtë të hënë ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike, ku bizneset kanë çmontuar vullnetarisht strukturat e vendosura në trotuare dhe hapësira të tjera të përbashkëta.
Sipas Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Kukës, të gjitha bizneset janë njoftuar paraprakisht për lirimin e hapësirave, ndërsa gjatë aksionit është hasur mirëkuptim nga ana e tyre. Drejtori i IMT-së, Admir Oruçi, u shpreh se procesi ka nisur pa kundërshtime,me biznese që kanë ndërhyrë vetë për çmontimin e konstruksioneve.
Fillimisht, ndërhyrjet po fokusohen në rrugët kryesore të qytetit, me synim heqjen e konstruksioneve metalike dhe lirimin e trotuareve për kalimin e qytetarëve.
Më pas, sipas Drejtorit Oruçi,aksioni do të shtrihet edhe në lagjet e Kukësit, ku verifikimet paraprake kanë konstatuar rrethime dhe zënie pa kriter të hapësirave publike.
Ndërhyrjet në Kukës, janë pjesë e aksionit të gjerë për lirimin e hapësirave publike në gjitha bashkitë e vendit./abcnews.al

