Analisti Arben Meçe thotë se vendimi për lirimin e Sali Berishës ishte legjitim. Në një intervistë për “NewsLine”, analisti u shpreh se masa e arrestit shtëpiak erdhi për shkak të kundërshtisë së kreut të PD-së për të zbatuar vendimin ‘detyrim paraqitje’. Sipas tij, detyrimi për paraqitje mbetet ende në fuqi.
“Duhet të kuptojmë që ajo që ka ndodhur, lirimi i Berishës, nuk është kërkesë e drejtëpërdrejtë e prokurorisë, por qëndrim ligjor ndaj një veprimi të Berishës për të kundërshtuar vendimin gjyqësor. Masa shtrënguese mbi nivelin e detyrimit të paraqitjes është arresti i shtëpisë. Ajo masë ishte një masë represive që u mor ndaj një individi që e kishte konceptuar veten e vet si të fuqishëm që nuk njihte dhe kundërshtonte shtetin. Ishte masë që goditi mitin e canënueshmërisë dhe pandëshkueshmërisë.
Masa përsëri bëri një veprim që në opinionin publik prodhoi atë ndjesi që shteti nuk njeh më kufi për ndëshkueshmërinë. Në këtë rast ballafaqëimi është me GJKKO si vendimarrëse dhe SPAK si kërkesë e masës së siguirsë. Misioni i kësaj mase u krye edhe me tre ditë. Vazhdimi i saj është çështje ligjore. Kështu që misioni i asaj mase ishte goditja e mitit dhe pandëshmueshërisë. Sot miti Berisha që kundërshtonte shtetin ka rënë dhe është shtrembëruar që nuk ka më rikthim më pas. Masa për lirim ishte e nevojshme sepse zgjatja e saj ishte e panevojshme.
Masa e sigurisë që është kërkuar nga SPAK dhe e marrë nga gjykata e detyurimit për paraqitje është në fuqi. E shoh shumë legjitim vendimin e gjykatës. Kjo masë ishte shtrënguese, dhe jo kërkesa e prokurorisë, pavarëisisht se e kanë interpretuar politikisht.”, u shpreh Meçe./abcnews.al