Është vetëm 20 vjeç, por mesfushori shqiptar, Liridon Selahi, është shndërruar në lider tek ekipi holandez, Twente. Në 20 ndeshje në Euredivisie, Selahi ka shënuar një gol dhe ka asistuar një herë për shokët e tij.
Në elitën e futbollit holandez, mesfushori kuqezi është i pari sa i takon numrit të ndërhyrjeve të pastra, duke fituar plot 78 topa për shokët e tij.
Selahi qëndron i pari në këtë listë, i ndjekur nga Deyovaisio Zeefuik, i cili ka fituar 64 topa dhe Abdou Harroui me 60. Selahi është një nga lojtarët që ka shpërthyer në Euredivisie këtë sezon dhe ka tërhequr interes nga disa skuadra të mëdha./abcnews.al
The toughest tackler in the @eredivisie is not a name everybody knows… ⤵️
? ?? Lindon Selahi (20) – 78 tackles won
? ?? Deyovaisio Zeefuik (21) – 64
? ?? Abdou Harroui (22) – 60
The @fctwente midfielder leads the league by a LOT! ?
Now you know. ? pic.twitter.com/M9mWU8CMiM
— Football Wonderkids (@fbwonderkids) February 10, 2020