Një vajzë shtatë vjeçare ukrainase, videoja e së cilës duke kënduar një këngë të Disney u bë virale, ka kënduar në Poloni para mijëra njerëzve.
Amelia Anisovych u bë e njohur për të gjithë pasi prindërit e saj e filmuan nga një strehim kundër bombave në Ukrainë. Jo këndoi “Let it Go” nga filmi i animuar “Frozen” nga bunkeri në Kiev dy javë më parë.
Tashmë, një video tjetër e Amelias është publikuar ndërsa ajo shfaqet në një skenë duke kënduar himnin kombëtar të Ukrainës në një koncert bamirësie në Poloni.
Vajza e vogël u shfaq në skenë veshur me një kostum tradicional ukrainas ndërsa të pranishmit ndezën “flash-et” në celularë. Kënga që Amelia këndoi mban titullin “Lavdia dhe Liria e Ukrainës nuk kanë vdekur ende.”
Vogëlushja ndodhet në Poloni që më 9 mars pasi u largua nga vendlindja me gjyshen dhe motrat. Nëna e saj Lilia dhe i ati Roman qëndruan në Kiev. /abcnews.al/