“Liria e mediave”, Brukseli paralajmëron Francën

schedule14:54 - 23 Nëntor, 2020

schedule 14:54 - 23 Nëntor, 2020

Gazetarët francezë dhe organizatat për lirinë e mediave janë duke e kundërshtuar një projektligj të sigurisë në Francë, në bazë të të cilit do të kufizohej e drejta për të filmuar ose fotografuar pjesëtarët e policisë që janë në detyrë.

Komisioni Evropian në një përgjigje për agjencinë AFP ka thënë se mediat duhet të jenë në gjendje të “punojnë lirshëm”.

“Komisioni nuk komenton mbi projektligjet, por thekson se në një periudhë krize është më e rëndësishme se kurrë që gazetarët të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre lirshëm dhe me siguri të plotë”, tha zëdhënësi i BE-së Christian Wigand.

Të premten, parlamenti francez miratoi ligjin e përditësuar të sigurisë, një nen i të cilit do të penalizonte botimin e imazheve të oficerëve të policisë me arsyetimin se një gjë e tillë “dëmton integritetit fizik ose psikologjik” të tyre./REL