Zëvendës kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama në një deklaratë për mediat u shpreh se kufizimi i lirisë së medias përbën një problem të madh për shoqërinë shqiptare.
Sipas tij realiteti i sotëm në të cilën gjendet media është shumë më i rëndë.
Luan Rama duke cituar reagimin e Komisionit Europian deklaroi se Kuvendi ka mundësinë të shpëtojë imazhin e vendit.
“Fakti që Presidenti i Shqipërisë ka kthyer ligjin në parlament e shohim si mundësi për ti pranuar ato”, ishte ky reagimi nga KE, ndërsa Luan Rama thotë se apeli është i qartë dhe se Kuvendi i Shqipërisë që sipas tij është turpi i Shqipërisë ka një mundësi ta shpëtojë imazhin e vendit, ta heqë këtë problem që po krijon aventura e qeverisë.
“Jam këtu për të sjellë në vëmendjen tuaj nga Komisioni Europian, cili i bën apel qeverisë shqiptare, Kuvendit, që ta shfrytëzojë të drejtën kushtetuese të presidentit si një oportunitet, mundësi për të hequr dorë nga marrëzia, aventura, e cënimit dhe e kufizimit të lirisë së shprehjes. Më konkretisht zëdhënësja Ana Pisonero shprehet; Ne e kemi bërë të qartë (KE) se BE mbështet rekomandimet e Këshillit të Europës për ligjin e medias. Ato janë të vlefshme dhe duhen adresuar. Fakti që Presidenti i Shqipërisë e ka kthyer ligjin në parlament, e shohim si mundësi që të rishihet”, tha Rama.
/abcnews.al