“Liria dhe pavarësia kanë ardhur nëpërmjet një lufte të shenjtë”: Meta, mesazh në Ditën e Dëshmorëve

schedule10:32 - 5 Maj, 2020

schedule 10:32 - 5 Maj, 2020

Presidenti Ilir Meta në nderim të Ditës së Dëshmorëve në një deklaratë për mediat u shpreh se duhet vlerësuar liria dhe pavarësia.

“Nëse nuk jemi të vëmendshëm, të përqendruar dhe vigjilent atëherë liria dhe pavarësia cënohet. Kufizimet na kanë bërë të pamundur përshëndetjen me veteranët dhe familjet e dëshmorëve. Sot, dua të apeloj për t’ju kushtuar vëmendje edukimit të rinjve. Do të ishte shumë mirë ti kushtonin shumë vëmendje procesit të mësimdhënies ku të paktën një herë në jetë një fëmijë shqiptar të vizitojë dhe të preke vendet që kanë përjetuar masakrat barbare dhe çnjerëzore të pushtuesve. Në këtë mënyrë kuptojnë se liria dhe pavarësia kanë ardhur nëpërmjet një lufte të shenjtë”, tha Meta.

Sa i përket pyetjes së “ABC News” për konfliktin me kreun e KED, Ardian Dvoranin, Meta theksoi se sot është dita e dëshmorëve dhe e atyre që kanë dhënë jetën për vendit tonë, duke mos pranuar në këtë mënyrë të japë një përgjigje për këtë situatë.

Gazetarja Erneta Shevroja tha se në përfundim të ceremonisë e cila u mbajt në nderim të Dëshmorëve, është shmangur grumbullimi i qytetarëve, ndërsa shtoi se nderimet e tij i ka bërë edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!