“Liri për Ronaldinho”, menaxheri shqiptar në mbështetje të yllit brazilian

schedule18:45 - 11 Mars, 2020

schedule 18:45 - 11 Mars, 2020

Ronaldinho po kalon një moment shumë të vështirë. Ylli brazilian udhëtoi drejt Paraguait disa ditë më parë dhe autoritetet vendase e arrestuan për shkakun se pasaporta e tij ishte fallso. Ai po qëndron në qelitë e Asuncion bashkë me vëllanë e tij, i cili është edhe agjenti i ish-futbollistit.

Menaxheri shqiptar, Andi Matraxhiu ka një miqësi me Roberto De Assis, vëllain e Dinhos. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Matraxhiu mbështet dyshen braziliane dhe kërkon drejtësi, duke theksuar se ylli latin nuk duhet trajtuar si një kriminel.

Liri për Dinho dhe Roberto. Unë jam këtu për t’ju mbështetur dhe për të kërkuar drejtësi! Ajo që po ndodh është e pakuptimtë. Ne e dimë shumë mirë vlerën tuaj njerëzore dhe shoqërore. Ju po trajtohen si kriminelë, por nuk jeni të tillë. Ju nuk keni bërë asgjë të keqe. Njerëzit duhet të kuptojnë se ju jeni mashtruar nga njerëz, të cilët kërkojnë famë dhe para. E vërteta do të dalë së shpejti në dritë, kështu që qëndroni të fortë miqtë e mi“, shkruan Matraxhiu. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!