“Liri për ish krerët e UÇK”/ Beqiri: Gjyqi i Hagës, një falsitet. Po kthen agresorin në viktimë

schedule23:37 - 13 Tetor, 2025

schedule 23:37 - 13 Tetor, 2025

Avokati Idajet Beqiri thotë se gjyqi i Hagës për ish krerët e UÇK është kthyer në një falsitet.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiru u shpreh se Haga e ka kthyer agresorin në viktimë, teksa shtoi se çdo shqiptarët duhet t’i bashkohet protestës në Tiranë më 17 tetor, për lirimin e ish udhëheqësve të UÇK.

“E ka obligim Shqipëria ta bëjë një gjë të tillë, sepse Kosova është Shqipëri. Më shumë se 100 vjet, Kosova ishte e pushtuar nga serbët. U deshën mbi 100 vjet që zjarri i lirisë të ndizej fuqishëm me UÇK. Ai zjarr bëri që të ndizej bota dhe në 1999 të shënohej ajo fitore historike. Kosova fitoi lirinë dhe pavarësinë e vet, në 2008 mori shtetin e vet. Gjyqi i Hagës, duke burgosur udhëheqësit e UÇK, agresorin po e kthen në viktimë, po e kthen sikur këta janë agresorët. Kryeministri i Shqipërisë po e tregon veten burrë shteti. Kush i thotë vetes shqiptar, duhet të vërsulen në sheshin “Skënderbej”, për t’i thënë botës se liria ka emër, është UÇK”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!