Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Liri për heronjtë tanë”, mbyllet protesta në Hagë, mijëra qytetarë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

schedule14:11 - 14 Shtator, 2025

schedule 14:11 - 14 Shtator, 2025

HAGË- Qindra veteranë të Kosovës dhe mijëra shqiptarë nga vende të ndryshme të Europës dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën sot në Hagë për të protestuar në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protesta në Hagë nisi në orën 14:00 dhe zgjati për disa minuta. Gazetarja e ABC News, Habi Hoxha, raportoi se tubimi nuk u lejua të mbahej para ndërtesës së Gjykatës Speciale për arsye sigurie, por në afërsi të saj.

Me thirrjet “UÇK”, “Liri për heronjtë tanë” dhe me pankarta të ndryshme, protestuesit kërkuan njëzëri, që t’i jepet fund sa më shpejt padrejtësisë që sipas tyre po bëhet për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protestuesit përcollën  mesazhet e tyre në pankarta në gjuhën angleze, pasi anëtarët e Gjykatës Speciale janë staf tërësisht ndërkombëtar. Protesta u mbajt një ditë para se të nisë dëgjimi i dëshmitarit të parë të mbrojtjes së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 15 shtator në sallën e gjyqit, në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaci pritet të paraqitet James Rubin, amerikani i cili gjatë luftës në Kosovë ka qenë ndihmës sekretar i Shtetit.

Në sallën e gjyqit priten rreth 11 dëshmitarë të mbrojtjes së Thaçit e dy të tjerë të Krasniqit. Fillimisht do të dëgjohen dëshmitarët e mbrojtjes së Hashim Thaçit, e më pas të Jakup Krasniqit.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi janë akuzuar nga Prokuroria Speciale për krime të pretenduara të luftës dhe ka thënë se ata ishin pjesë e “një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”.

Të katërt ata i kanë mohuar akuzat duke argumentuar se UÇK nuk ka pasur strukturë të organizuar komanduese.

Gjykimi ndaj tyre ka nisur në prill të vitit 2023 dhe ky proces që konsiderohet i tejzgjatur tashmë duket se është drejt fundit dhe ka hyrë në fazën më të rëndësishme të tij./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!