Liqeni i Vaut i Dejës ja del të jetë gjithnjë surprizues.
Që nga peshkimi apo tek shëtitjet me varka, mundësitë për të kaluar sa më bukur kohën janë vërtet të shumta.
“Edicioni Veror 2020” sjell magjinë e shpellës së Pëllumbasit. E karakterizuar nga qetësia, e gjendur afër maleve me një ajër të freskët është e pabesueshme që aty ndodhet një mrekulli e tillë.
Gjelbërimi, gurgullima e ujërave dhe rrahja e krahëve të pëllumbave të tërheq për të zbuluar enigmën e shpellës që në heshtje vazhdon ta mbështjellë ende atë.
Në këtë udhëtim gazetarja Malvina Duraku është ndalur edhe tek Kisha e cila është një atraksion më vete dhe mbart historinë e zonës.
Për më tepër ju ftojmë të ndiqni videon: